Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

20 mijë euro për fëmijën e tretë? Ekspertët për premtimin e Bashës: Duket tallje, duhen politika më realiste

15:17 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

20 mijë euro familjeve që lindin fëmijën e tretë dhe dy mijë euro prindërve për fëmijën e parë, është premtimi që bën Lulzim Basha 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme të 2025 dhe ka sjell mjaft reagime. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi tha se duhen parë mjaft shtresa shoqërore që janë në nevojë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuar.

”Janë të vështira për tu siguruar këto të ardhura. Çështja është që po flasim për të ardhura publike që do shkojnë nga taksapaguesit tek këto familje. Ku do gjenden këto para? Ka dhe familje në nevojë, në varfëri absolute. Është një problematikë që duhet parë. Duket pak e vështirë për të siguruar dhe e parealizueshme. Duhen parë dhe personat me aftësi të kufizuar, pensionistët”,-tha Radonshiqi në ”Report Tv”.

Aktivisti Gevio Tabaku thekson se bonusi i bebes nuk e zgjidh problemin, pasi duhen siguruar hallkat e ndryshme jetësore për të pasur një jetesë optimale për këta fëmijë.

”Bonusi i bebes është mekanizëm e nevojshëm. Në 2023 kemi 23.6 mijë lindje. Do na duan 6.2 milion euro. Për 3 bebe, sikur 20 % shkon kostoja 94..4 milion euro. Kosto e madhe dhe e vështirë për tu përballuar. Por mendoj se jo vetëm bonusi i bebes e zgjidh. Ne problemin nuk e kemi vetëm të mbajmë njerëzit në vend, nuk kemi të saktë sistemin shëndetësor, arsimor. Kemi korrupsion të lartë. Nga pikëpamja ekonomike, që duhet të suportojë dhjetëra porgrame janë shifra të larta. Mendoj se është pozitive që flitet për ndryshime të kësaj formë, që ka qasje për ta bërë të mundur këtë formë. Shqipëria ka emigrim masiv. Kemi nevojë për masa për të mbajtur njerëz brenda vendit”, tha Tabaku.

20 mije euro Basha bebe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.