David dhe Victoria Beckham janë një ndër çiftet më jetëgjata të showbizit botëror, teksa kanë festuar sot 20-vjetorin e dashurisë së tyre.
Ishte viti 1999, kur David ishte në kulmin e karrierës së tij si futbollist dhe i ra menjëherë në sy Posh, siç quhej në atë kohë Victoria, pjesë e grupit të famshëm Spice Girls, që gjithashtu ishin në kulmin e karrierës së tyre në muzikë.
Dhe sot ai takimi i “rastësishëm” i tyre feston 20 vite dashuri dhe një familje të mrekullueshme me katër fëmijët e tyre.
Victoria ka postuar një video në Instagram me fotot që ajo ka përzgjedhur në rrugëtimin e tyre 20-vjeçar duke i shprehur sërish dashurinë bashkëshortit të saj, ku në diciturën e videos i thotë “Të dua kaq shumë”.
