Dy vite pas përfundimit të lidhjes disa vjeçare me Sisin zbulojmë se Pirro Çako po jeton një dashuri të re. Kjo u zbulua në një drekë të stafit të “E Diela Shqiptare” e cila po xhiron për puntatën e fundit në jugun e Shqipërisë.
Të pranishëm ishin mjaft personazhe por ajo që ra në sy ishte e dashura e Pirros, dhe mesa duket kantautori ka vendosur që për herë të parë të shfaqet në publik përkrah saj.
“Panorama Plus” shkruan se bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.
Kjo është lidhja e parë që bëhet publik në media, dy vite pasi Pirro Çako i dha fund bashkëjetesës 5-vjeçare me Sisin