Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vengu: 66 mln lekë për familjet e prekura nga përmbytjet në Vlorë

18:35 / January 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
472787741 122136256370473314 3975256617881352639 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre muaj pas përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Vlorës, qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer familjet e prekura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se 66 milionë lekë do të shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shumta brenda një kohe të shkurtër.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Qeveria shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë”, shkruan Vengu. Sipas Vengut vlera totale e dëmeve ishte 56 455 012 lekë. Ministri thekson se janë shpërndarë 335 pajisje elektroshtëpiake për familjet e prekura.

Shpërblimi financiar, nënvizon më tej Vengu, përballohet nga fondi i kushtëzuar i buxhetit për Mbrojtjen Civile, administruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve”, thekson ministri Vengu.

pirro vengu Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.