Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 7 1024x584 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishin të pranishëm në një biznes për të folur për programin “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj theksoi nevojën për rritjen e investimeve dhe zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare, duke nënvizuar se bizneset duhet të përmbushin standardet dhe kriteret në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

“Biznesi në fazën që Shqipërisë është ka nevojë të rrisë investimet, dhe ka nevojë të dyfishohet. Sigurisht bizneseve do tu kërkohen të përmbushi  standarde dhe kritere, të cilat janë konforme rregullave të BE, me qëllim që të jemi konkurrues në tregun vendas dhe më gjerë”, tha ministrja Delina Ibrahimaj.

Kryeministri Rama u ndal te kushtet e financimit, duke bërë me dije se skema ofron kredi me interes deri në 2%, garanci shtetërore deri në 70%, financim deri në 2 milionë euro dhe afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

“Ne kemi krijuar këtë skemë, e cila faktikisht ofron një kredi me interes deri në 2%, që është një kredi praktikisht shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%. Financimi shkon deri në 2 mln euro dhe afati shkon deri në dhjetë vjet. Është një kornizë shumë e favorshme e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm për të gjithë ata që kanë një ide dhe një plan se si mund të rriten, por që ju duhet financim. Ky është programi. Shohim një rritje të interesit. Praktikisht kemi sot që flasim rreth 400 biznese që janë në proces. Kemi praktikisht deri në datën 5, që janë shifrat, janë 32 kredi të miratuara për një vlerë që shkon te rreth 5 milionë euro. Na vjen mirë të shohim ritmin e përshpejtuar“, tha Rama

400 biznese dyfisho sipermarrjen programi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.