Që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë, Polonia ka rritur mbrojtjen dhe ka pritur me miliona refugjatë nga vendi fqinj. Së fundmi Polonia ka vendosur të dyfishojë përgatitjen e saj për luftë.
Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka urdhëruar rekrutimin e rreth 200 000 njerëzve, për të marrë trajnim ushtarak 2-javor. Lajmin e ka bërë të ditur koloneli Miroslaw Brys, kreu i Qendrës Kombëtare të Rekrutimit polak.
Propozimi i bërë nga Polonia vjen gjithashtu disa javë pasi një raketë ra në territorin e saj, disa kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Pavarësisht asaj që ndodhi, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, siguroi se “shumica e provave që kemi mbledhur tregojnë se nuk do të jetë e nevojshme të thirret neni IV i NATO-s”.
