Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

20,000 kamionë të bllokuar në kufirin Ukrainë-Poloni

22:20 / November 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kamionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 20 mijë kamionë nga Polonia dhe Ukraina janë bllokuar në 3 pikat kryesore kufitare, ndërsa shoferët polakë protestojnë kundër marrëveshjes së BE-së që u lejon kamionëve ukrainas akses të pakufizuar në bllok.

Të hënën, transportuesit polakë nisën të bllokojnë lëvizjen e kamionëve përgjatë 3 pikave më të mëdha kufitare mes 2 vendeve: Korczowa-Krakowiec, Hrebenne-Rava-Ruska dhe Dorohusk-Yahodyn.

“Aktualisht, më shumë se 20 mijë automjete janë të bllokuara nga të dyja anët. Ekonomia, jo vetëm e Ukrainës apo Polonisë pëson humbje, por edhe e vendeve të tjera që nuk mund të transportojnë mallra”, tha Ministria e Restaurimit të Ukrainës.

Drejtuesit e kamionëve nga Ukraina janë përjashtuar nga kërkimi i lejeve për të kaluar kufirin polak që kur Rusia nisi pushimin e saj në Ukrainë.

Mbështetja e Polonisë ka qenë thelbësore për Ukrainën. Që nga Shkurti i vitit 2022, disa milionë njerëz të zhvendosur u larguan nga Ukraina dhe në Poloni dhe disa miliarda pajisje ushtarake të NATO-s janë futur me shpejtësi përmes territorit polak.

Por duket se kjo po fillon dhe zbehet në Poloni, siç dhe u bë e dukshme gjatë fushatës së fundit zgjedhore të vendit, në të cilën partitë e krahut të djathtë u përpoqën që të përfitonin nga ndjenjat anti-ukrainase.

Të hënën, ambasadori i Ukrainës në Poloni, Vasyl Zvarych i quajti protestat “një thikë në shpinën e Ukrainës”, rrugët e së cilët kanë qenë të bllokuara që nga nisja e pushtimit.

Sipas medias ukrainase, “Suspilne”, organizatorët e protestës thanë se planifikojnë të lejojnë një kamion në orë të kalojë kufirin. “Suspilne” shtoi se protestuesit nuk planifikojnë të pengojnë lëvizjen e kamionëve që po transportojnë ndihma humanitare në Ukrainë.

20 mije kamione ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.