2023 ka trokitur edhe në Shqipëri dhe redaksia e ”Tirana News” uron të gjithë shqipëtarët kudo që të ndodhen, për një vit të begatë me shëndet, mirësi dhe më të mirë se 2022 për ta dhe Shqipërinë.
Qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në Sheshin Skënderbej për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në mesnatë, për të festuar ndërrimin e viteve. Temperaturat e favorshme bënë që njerëzit të ishin të shumtë në shesh dhe rrugët e kryeqytetit, për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023.
Edhe në qytetet kryesore të vendit, si në Durrës, Vlorë, Shkodër e Korçë, etj. autoritetet lokale kishin organizuar koncerte, shoqëruar me fishekzjarrë.


