Ish kryeministri Sali Berisha mohoi të ketë urdhëruar fshirjen e serverave të kryeministrisë me 21 janar. Ai tha se administrator i IT-së doli i pafajshëm. Berisha mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Sali Berisha: Serveri i kryeministrisë nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka asnjë lidhje. Askush nga ata që merren me të, nuk kanë asnjë administrim nga kryeministri. IT-në e kanë thirrur ata dhe i kanë bërë hetim. Ka dalë krejtësisht i pafajshëm. Dalim te server. Në çdo godinë qeveritare ka një dhomë që e mban siguria dhe aty s’ka punë askush tjetër përveç atyre. Edhe 10 dosje të hapin, nuk kam asnjë lidhje. Ka qenë një koleg i juaji që kalonte nga studioja në studioja duke mashtruar dhe duke thënë se kishte të dhëna të sigurta se Berisha ka pasur dijeni. U faktua që Berisha nuk kishte asnjë lidhje. Ushtria kishte një ligj që e shkëpuste nga Kryeministria, gjithçka ishte në varësi të Presidentit. Unë u thashë këtë gjë, por një koleg i juaji thoshte se ka prova. Asnjë lidhje, asnjë provë nuk kishte.