Në fjalën e mbajtur në seancën e sotme që përkon edhe me ngjarjet e 21 janarit të tetë viteve më parë, Kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje edhe atyre që kërkojnë ende vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vrasjen e katër protestuesve në Bulevard.
Kryeministri Ramna deklaroi se i mirëkuptoj ata që kërkojnë arrestimin e përgjegjësve, por sipas tij, detyra e mazhorancës në këto momente është q ëtë shtyjë më përpara reformën në drejtësi që do të çojë para drejtësisë të gjithë ata që meritojnë të jenë pas hekurave. “21 janari mbetet një plagë e hapur dhe e pahetuar deir në fund edhe ata që dueht të përgjigjen mbeten të pandëshkuar. Por është po kaq e vërtetë që gjykatës të 21 janarit janë sot rrugës, nuk janë sot në gjykatë. Nëse sot janë në rrugë, nesër janë prapa hekurave, sepse drejtësia e re nuk është thjesht t’i pushojë. Por ata që janë të padenjë, nesër të jenë të akuzuar. Kush nuk do të donte që këtë çështja ta kishte mbylliur dhe ndonjë të ishte prapa hekurave. Unë I pari. Por pikërisht se ne nuk jemi uzurpatorë, por reformatorë. Ne duam të vëmë kontrollin e ligjit, sot jemi ne që duhet të shtrengojmë dhëmbët, të durojmë dhe dëngla te atyre dhe të shtyjmë përpara reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat e tjera”, tha Rama. / tirananews.al