Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që çështja për katër vrasjet në bulevard në protestën e 21 janarit 2011, kjo çështje i ka kaluar për hetim SPAK-ut dhe po kryen të gjitha lëvizjet e nevojshme, ku gjatë paradites së sotme, në cilësinë e personit që ka dijeni, është thirrur gazetari Artan Hoxha.
Ai pritet të dorëzojë në këtë prokurori një audio-përgjim të marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe qëllimi final i gjithë kësaj lëvizjeje është për të marrë një përgjigje se kush e dha urdhrin për të qëlluar në drejtim të protestuesve, ku si pasojë katër persona humbën jetën.
Ky audio-përgjim i përfituar mes pjesëtarëve të Gardës dhe vartësve të tyre është bërë publik për mediat prej gati një viti, por nuk është dorëzuar në autoritete, pasi vetë familjarët e Aleks Nikës kanë kërkuar që ky material të dorëzohet vetëm në SPAK dhe duket se ka ardhur dita që ky material të dorëzohet gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme.