Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Trafiku me gomone drejt MB, Ambasadori Britanisë: Harrojeni azilin, Shqipëria vend i sigurt!

20:23 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
ambasador
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë për Top Channel, u pyet për valën masive të 12.000 shqiptarëve të mbërritur në MB më gomone në 2022.

Megjithëse kjo valë është shuar në 2023 ku mbërritën gati 900 shqiptarë, ndërsa në 2024 rreth 600. Numri një i diplomacisë britanike në Tiranë është i prerë: “Shqipëria vend i sigurte, nuk u jepet azil shqiptarëve”.

Gazetari– Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?

Ambasadori Nicholas Abbott– Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.

ambassadori azil gomone Shqiperi trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Qeveria ligj për koncesionet, oferta dhe çmimet do të publikohen me detyrim. Krijohet njësia e zbatimit të kontratës

16:59 / May 20, 2025

100 ditë nga burgimi pa akuzë, Veliaj: Po pengohem t’u shërbej qytetarëve që më kanë votuar masivisht 3 herë; do të ndjek të gjitha rrugët ligjore

13:00 / May 20, 2025

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

12:38 / May 20, 2025

100-vjetori i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Spiropali: Kuvendi do vazhdojë mbështetjen

11:20 / May 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.