Të punosh nga të duash e të marrësh pushime kur të duash do të ishte ëndërr për shumë njerëz! Por, sigurisht që ka edhe disavantazhe për sa i përket kësaj mënyre jetese dhe ka shumë nga ata që e bëjnë për një farë kohe, dhe i kthehen sërish ‘normalitetit’ edhe pse kjo nuk është e vërtetë për të gjithë!
Ja pse shumë nomadë digjital vendosin të heqin dorë nga fjala ‘nomad’ por të vazhdojnë punën në distancë, më saktë duke punuar nga shtëpia dhe udhëtuar më pak.
Benefitet janë po të njëjtat, pasi oraret mund t’i vendosësh vetë dhe pushimet gjithashtu, por kjo i bashkohet avantazheve që vijnë nga të pasurit të një vendi fiks dhe një shtëpie afatgjatë.
Këshilla që të gjithë nomadët me eksperiencë japin për fillestarët është: Mos hiqni kurrë dorë nga puna juaj aktuale përpara se të jeni absolutisht të bindur që të ardhurat tuaja nga puna online janë të sigurta dhe afatgjata!
Fatmirësisht ka shumë opsione të punës online të cilat vazhdojnë të shtohen vit pas viti.
Më poshtë, janë disa prej tyre:
4 – Shërbim klienti (Call Center)
8 – Content Creator (Prodhues i teksteve argëtuese/informuese)
9 – Copywriter (Prodhues i teksteve bindëse për shitje produktesh/shërbimesh)
13 – Dropshipping / Ndërtimi i një dyqani online
14 – Krijimi i kurseve online
15 – Mësimi i gjuhëve të huaja online
16 – Tutor i studentëve për lëndë të caktuara
17 – Social Media Manager (Menaxhim i rrjeteve sociale)
18 – SEO (Search Engine Optimization)
19 – Graphic Designer / Illustrator
21 – Data entry (Hedhja e të dhënave në sisteme online)
22 – Trancriptionist (Dëgjon audio dhe shkruan/transkripton tekstin)