Në seancën plenare të kësaj të ente në Kuvend, pritet që të votohet ligji që do të rikthejë pas 5 vitesh bastet online. PS i ka votat për të kaluar këtë ligj, pasi kërkon shumicë të thjeshtë.
Nga ana tjetër, 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare. Të përjashtuar janë edhe dy ‘udhëheqësit’ e kaosit Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Deputetët e grupit Bardhi-Berisha do vijojnë me skenarët për bllokim ashtu siç kanë paralajmëruar, por mazhoranca e ka të qartë përgjigjen. Deputetët që shkaktojnë kaos ndëshkohen me përjashtim.