Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

23 vatra zjarri bëjnë kërdinē në pyjet e Matit, kryebashkiaku falenderon zjarrëfikēsit: Jeni heronj

10:27 / July 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
627456b8 d7a3 4bd9 9922 9f20a6dd8dd3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm gjatë këtij muaji në Bashkinë e Matit janë evidentuar 23 vatra zjarri. Gati çdo ditë zjarrëfikësit, punonjësit e bashkisë dhe banorë të zonave rurale kanë kontribuar në shuarjen e tyre.

Nga ana e saj, Bashkia Mat ka kërkuar nga Policia lokale hetimin dhe zbulimin e autorëve të zjarreve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Agron Malaj ka postuar fotot nga beteja që po bëhet me zjarret, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që po kontribuojnë në shuarjen e tyre nē pyjet dhe kullotat e Matit.

“Temperaturat e larta të muajit Korrik u pasuan me 23 vatra të ndryshme zjarri vetëm në Mat. Sot dua të FALENDEROJ nga zemra forcat zjarrfikëse të Matit, Emergjencat Civile dhe Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pyjeve për punën e tyre të palodhur dhe shërbimin që i kanë bërë komunitetit. Ju jeni HERONJTË e vërtetë ndër ne! Faleminderit Heronj”, shkruan Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Një natë më parë, teksa dhjetra punonjës të bashkisë shuanin një vatër zjarri në Qafë Shtamë, drejtori i Bujqësisë Agron Hastoçi tha se edhe zjarri i fundit ishte i qëllimshëm, pasi masivi i përfshirë nga flakët ishte 3 orë larg qendrave të banuara dhe se vetëm ndonjë bari ose grumbullues i bimëve medicinale mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestuesit i vënë zjarrin godinës së Komisariatit nr. 2, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”

21:42 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.