TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rezultatet zhgënjyese, Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti

12:12 / August 9, 2022

Mbi 32 mijë qytetarë janë pajisur me lejen e re të qarkullimit, Rama: Më pak kosto për qytetarët

12:05 / August 9, 2022

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022

“Dita e Ashures”, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj: Të hapim zemrat e të jetojmë në paqe

11:42 / August 9, 2022

Ilegalisht në Britani, avokati: Dënimi me 5 vite burg, kurse për trafikantët burgim i përjetshëm

11:35 / August 9, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

“24 kompani vodhën 189 milionë dollarë”, LSI: SPAK në provë për aferën e inceneratorëve

12:28 / July 13, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Beteja politike e LSI-së janë inceneratorët, dhe këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat, deputetja Erisa Xhixho tha se SPAK është në provë për këtë aferë, ku shton se janë 24 kompani që vodhën 189 milion dollarë. “Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot. SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj”.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë,

Skandali i inceneratorëve i denoncuar me forcë nga LSI sa vjen e thellohet. Ai është shembëlltyra më e plotë e qeverisjes së vendit, është prova më e qartë e kapjes së qeverisë nga mafia e plehrave dhe e shndërrimit të qeverisë në shërbëtore të klaneve kriminale të korrupsionit. Kjo megaaferë ka përlyer emrin e njerëzve të pafajshëm e të pamundur, të cilët paratë që janë qarkulluar në emër të tyre nuk i kanë parë as në ëndërr. Ky grup i strukturuar kriminal që nuk kursen të gjallë as të vdekur nuk mund të ketë vepruar pa bekimin qeverisë Rama. Janë 24 kompanitë fiktive me të cilat janë vjedhur plot 189 milionë dollarë, të cilat janë fonde publike.

Ndërkohë, ne paguajmë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratat korruptive të Klodian Zotos, i cili ndodhet në kërkim. Por pavarësisht kësaj, të varfërit shtohen në Shqipëri, ku vetëm një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro, ku inceneratorët që nuk kanë djegur një gram të vetëm mbetje deri tani, u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro. Të varfërit sa vijnë e shtohen në vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon, të certifikuar nga bordi i zhvatjes. Të varfrit shtohen përditë në Shqipëri, ku qeveria injoron çdo nismë që do të lehtësonte sadopak barrën e krizës së çmimeve.

Të varfrit shtohen përditë në Shqipërinë e miliona turistëve të huaj, ku vetë shqiptarët nuk ia lejojnë dot vetes as një javë pushime. Të varfrit shtohen sepse nuk kanë pasur as kanë asnjë mbështetje financiare nga kjo qeveri, e cila i braktisi gjatë pandemisë, ndërsa bosët e inceneratorëve shpenzonin miliona euro për udhëtime jashtë vendit. Prioriteti i vetëm i kësaj qeverie janë një grusht njerëzish që pasurohen përditë në kurriz të qytetarëve të varfër. Sepse kjo është qeveria e përfituesve nga tenderat pa garë e nga koncesionet.

Kjo është qeveria që bekon zhvatjen, evazionin dhe korrupsionin. Edi Rama është ideatori dhe përgjegjësi kryesor i kësaj skemës kriminale të inceneratorëve. Vetëm me mbështetjen e tij mund të zbatohej një skemë e tillë grabitjeje. Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot. SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj.

Me reformën në drejtesi, që erdhi si vullnet i të gjithë politikës shqiptare, dhe si mbështetje e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë vendosur fytyrën dhe integritetin e tyre në këtë sistem të ri. Prokuroria Speciale AntiKorrupsion dhe Gjykata Speciale, duhet të ngrihen në nivelin e kërkuar, për t’i treguar forcën e ligjit çdo zyrtari që prek financat publike, pavarësisht se me kë parti është ai.

Drejtësia e re nuk duhet t’i lexojë ligjet, duke i shërbyer qeveritarëve, siç bënte drejtësia e vjetër, sepse ndryshe çdo investim që është bërë për drejtësinë e re barazohet me zero, por vetëm të garantojë mbizotërimin e ligjit mbi çdo gjë tjetër. SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë krerët e kësaj piramide abuzimi me pushtetin, pa rënë pre e intimidimit prej tij. SPAK duhet t’u tregojë sot shqiptarëve se drejtësia nuk njeh asnjë pushtet mbi veten!

erisa xhixho LSI
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Mbi 32 mijë qytetarë janë pajisur me lejen e re të qarkullimit, Rama: Më pak kosto për qytetarët

12:05 / August 9, 2022

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022

Pronarët e mjeteve ujore dalin në protestë para Drejtorisë së Policisë: Po na dëmtojnë bizneset

10:45 / August 9, 2022

Ilir Meta kujton mesazhin e para 20 viteve nga Mbretëresha Geraldinë: Me devocion për idealin kombëtar, çojmë përpara Atdheun tonë

10:05 / August 9, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Raporto Tani
Kryesoret

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022

Ilegalisht në Britani, avokati: Dënimi me 5 vite burg, kurse për trafikantët burgim i përjetshëm

11:35 / August 9, 2022

1 ton marijuanë te “Gjiri i Arushës”, do sillte fitim 10 milion euro. Guardia di Finanza publikon fotot

09:51 / August 9, 2022

Qeveria e Abazoviç rrëzohet më 19 gusht

09:33 / August 9, 2022
Te fundit

Rezultatet zhgënjyese, Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti

12:12 / August 9, 2022

Mbi 32 mijë qytetarë janë pajisur me lejen e re të qarkullimit, Rama: Më pak kosto për qytetarët

12:05 / August 9, 2022

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.