Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

24 vite kryetar bashkie, kryetari i bashkisë më jetëgjatë në Shqipëri, Gëzim Topçiu tregon si ia doli të fitojë 7 mandate

15:22 / September 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 76
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gëzim Topçiu është i vetmi politikan në Shqipëri që ka fituar 7 beteja zgjedhore lokale me logon e PS. Topçiu është sot në mandatin e 7 si kryetar i bashkisë së Maliqit dhe për emisionin “Vendi Im” nga Edlira Prendi, tregon se çfarë e ka ndihmuar atë të fitojë çdo palë zgjedhje prej vitit 2000.

“Unë kur kam filluar punë si kryetar bashkie në vitet 2000 kam ardhur me idenë që unë sa vite të rri do të punoj e kontribuoj që të le një emër. Dhe ky është çelësi, nuk është se unë jam ndryshe nga kryetarët e tjerë. Por jam munduar me dy elementë të kem një marrëdhënie sa më njerëzore me komunitetin që ështe e vështirë. Është e vështirë për shkak të sfidave të punës, ajo zyrë, ai institucion, të gjithë ata që vijnë aty kërkojnë; kanë një hall, një problem, kërkojnë një punë, kërkojnë diçka që u takon, kërkojnë diçka që nuk u takon por nuk të mirëkuptojnë. Kështu që është sfidë më vete. Dmth e para është marrëdhënia njerëzore dhe patjetër puna, mbajtja e premtimeve”, shpjegon kryebashkiaku Topçiu.

Por kryebashkiaku pranon se ka momente kur e ka menduar të tërhiqet. “Ka ngarkesë, patjetër ka ngarkesë. Ka momente në të cilat ndihesh edhe pesimist, për punë që nuk i bën dot. Ti mund të kesh qejf të madh për ta rehabilituar një punë, për të bërë një ujësjellës, për të bërë një rrugë, kush nuk ka qejf ti ketë të gjitha rrugët më asfalt, kryetari i bashkisë? Dhe në momentin që ti i shkon njëherë, i shkon dy herë dhe nuk ia mban një premtim, ndihesh shumë keq, të vjen rëndë dhe skuqesh ti vesh atij qytetari. Kështu që kjo është ajo që të lodh, që të mërzit dhe thua ore mos ka ardhur koha që ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë këte punë”,-rrëfen Topçiu për “Vendi Im”.

Sipas ligjit Gëzim Topçiu në fund të këtij mandati nuk mund të garojë më, por ai do të mbetet mesa duket i vetmi pushtetar lokal në Shqipëri që drejtoi një bashki për 27 vite.

edlira prendi Gëzim Topçiu maliq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.