Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

24-vjeçarja që ”vë në rresht” burrat e Hasit! Arbërie Rada rrëfen sfidat në drejtimin e Policisë Bashkiake

16:25 / August 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 48
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbërie Rada, është 24-vjeçe dhe drejton prej 1 viti Policinë Bashkiake të Hasit. Ajo tregon se puna nuk është e lehtë për shkak të mentalitet maskilist dhe konflikte të shumta sociale. Rada ka gjetur mbështetjen e familjes për të ndjekur profesionin e saj.

24-vjeçarja ka studiuar për Sociologji dhe ka ndjekur master në Administrim, Sistem Drejtësie, Kriminalistikë. Më pas ka punuar një vit si oficere sigurie në shkollat e Tropojës, një sakricë e madhe për të, pasi bënte çdo ditë 150 kilometra rrugë nga Hasi në Tropojë. Jeta e saj ndryshoi kur mori detyrën e Kryeinspektores në Policinë Bashkiake. Arbërie Rada sot ka arritur të thyejë tabunë dhe nuk është penduar për zgjedhjen e saj. Po kështu apelon të rinjtë të kthehen, të punojnë dhe investojnë në vendlindje.

”Pasi mbarova fakultetin kisha oferta pune në Tiranë, por vendosa të vij në qytetin tim, në Krumë. Këtu si fillim nuk gjeta punë dhe direkt futa në mendje planin B. Hapa një biznes privat, një dyqan lulesh, që aktualisht e posedoj si punë të dytë. Në këtë kohë m’u ofrua puna si oficere e sigurisë në shkolla, në gjimnazin “Asim Vokshi” në Tropopjë ku punova për një vit. Bëja çdo ditë vatje-ardhje rreth 150 km rrugë. Ishte tepër e vështirë, madje mund të them se më ishte kthyer në depresion, derisa më propozoi kryetari i bashkisë së Hasit, pozicionin e kryinspektores në Policinë Bashkiake.

Isha tepër e ngazëlluar, por dhe e dyzuar nëse duhet ta zgjedh këtë vend punë. A është mirë apo keq?! Isha pak nëpër mjegull se si do ta presë komuniteti, se ishte thyerje e tabusë. Mund të them se jam e para femër si drejtuese e policisë bashkiake në gjithë Shqipërinë. Më pas kuptova se kam bërë zgjedhjen e duhur! U prita shumë mirë nga stafi i policisë bashkiake dhe nga komuniteti. Tani që po e praktikoj prej një viti këtë punë, jam tepër e lumtur. Siç ju thashë kam lanë Tiranën për vendin tim”, tha kryeinspektorja për ”Report Tv”.

Arbërie Rada Has policia bashkiake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritet kufiri moshor për policinë/ Ndryshojnë kriteret e pranimit, deri në 35 vjeç për patrullën

12:08 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.