Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Sakrifica e tij për liri do mbetet frymëzim për të gjithë brezat

16:22 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky collage 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në 24 vjetorin e vrasjes së Adem Hajdarit, shprehet se lideri i Lëvizjes Studentore do të mbetet në mendjen e çdo shqiptari si simbol i demokracisë. 

“12 shtatori i 24 viteve më parë është gdhendur në kujtesën e çdo shqiptari e në veçanti të çdo demokrati, si dita kur u vra pabesisht një simbol i demokracisë. Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore, mishëroi me veprën e tij vullnetin e një populli të tërë për t’u përballur me diktaturën komuniste dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit kanë qenë dhe do të mbeten përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat, sidomos për më të rinjtë, të cilët gjejnë te vepra e tij tiparet e kurajos qytetare, që përmes angazhimit vetmohues e kthen politikën në një mjet në shërbim të së mirës, që nuk i tutet as dhunës, as krimit dhe as korrupsionit. Ndaj emri i tij do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari, si dëshmia më e bukur e dëshirës dhe energjisë së pandalshme të një populli për të luftuar për liri dhe për të ndërtuar nëpërmjet fryteve të saj një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. I paharruar kujtimi i tij”, shkruan Basha.

Azem Hajdari Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.