Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

2,45 milionë vizitorë të huaj në 4 muaj, Rama: Shqipëria ka konsoliduar një pasaportë të udhëtimeve të qëndrueshme

16:17 / May 23, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 23 160600
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme në sektorin e turizmit, me 820 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit prill 2025. Kjo e çon në 2,45 milionë numrin total të turistëve që kanë hyrë në vend gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Teksa ka ndarë shifrën me ndjekësit në Facebook, kryeministri Edi Rama thekson se kjo rritje është dëshmi e stabilitetit dhe konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Europë.

”820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre muajve të vitit 2025, një rritje që tregon stabilitet, tregues se Shqipëria ka konsoliduar një pasaportë të udhëtimeve të qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë surpriza më emocionuese e destinacioneve europiane”,-shkruan Rama.

Këto zhvillime pasqyrojnë përparimin që vendi ka bërë vitet e fundit në infrastrukturë, promovim ndërkombëtar dhe përmirësim të shërbimeve turistike. Autoritetet presin që trendi pozitiv të vijojë edhe në sezonin veror, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë kombëtare. Për të njëjtën periudhë të 2023, vendi numëroi 1,68 milionë turistë, ndërsa në 2024, 2,3 milionë turistë.

500124458 1252298979599094 7502097185500275943 n

Rama Shqipëria turistë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.