TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Salianji përshëndet SPAK: Arrestimi i Dakos, zhvillim pozitiv! Të vijojë goditja e mafies politike

19:46 / June 6, 2023

BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

19:34 / June 6, 2023

Arrestimi i Vangjush Dakos/ Hoxha: “Xhuxhi” nuk është peshk i vogël, di shumë gjëra për ata lart

19:23 / June 6, 2023

Paloka ironi me arrestimin e Vangjush Dakos: Skenari Rama, regjia Yuri Kim

19:11 / June 6, 2023

 Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

18:59 / June 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

25 pyetjet e Berishës për Azem Hajdarin dhe përjashtimi i fundit nga PD

20:09 / March 12, 20197 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
01 Feb 1997 --- THE SITUATION IN TIRANA --- Image by © Bernard Bisson/Sygma/Corbis
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vjeshtën e vitit 1996, i vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura, ashtu siç dinte të vendosej ai, Azemi nisi një betejë të egër kundër qeverisë Meksi. Ky i fundit u tërbua. Nuk ishte i qartë se deri në çfarë mase prapa Azemit qëndonte Sali Berisha, siç përhapte fjalë gjithandej jo pa djallëzi vetë Azemi. Edhe vetë Sali Berisha kënaqej nga kjo pandehmë e Meksit dhe nuk ia përgënjeshtronte kurrë atij. Nga ana tjetër, Bashkim Gazidedja e kishte tashmë Azemin objekt kryesor mbikëqyrjeje dhe sulmi. Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij, deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz ShIK-un dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetër, përveç Meksit, ishin me të, ndaj të mos trembeshin.

Anekdotike ishte vizita e tij në Fier. Gazidedja kishte urdhëruar ShIK-un që t’ia ndalonte takimin.Policia kishte marrë urdhër të mos e shoqëronte. Dhe pikërisht kur Shamata mendonte se e kishte bërë detyrën duke i dhënë porosi shefit të Policisë, Azemi shoqërohej nga tri makina policie, me eskortë, që të shkonte në stadiumin e Fierit, ku do të shihte një ndeshje para takimit me sindikatën. Po kështu ndodhte në Shkodër, Kavajë, Durrës dhe kudo. Një pjesë e madhe e policisë më shumë besonin shkeljen e syrit të Azemit se telefonat e ministrave dhe shefave të tyre.

Nën këtë pamundësi për ta ndalur, u duk se pushteti do të jepte mesazhe publike. Në orën e zakonshme të “postës” që vinte nga ShIK-u në gazetën Albania, një ditë zarfi i verdhë kishte 25 pyetje për Azem Hajdarin. Berti, inspektori që i kishte sjellë, bëri kujdes që të na tregonte se ishte diçka me rëndësi. Ishte diçka e rëndë. 25 pyetje për Azem Hajdarin ishin në fakt 25 denoncime, ndër të cilat mund të kishte fakte të vërteta, por më shumë kishte një kontekst spekulativ. Thirrëm në telefon Azemin dhe avokat Ngjelën. Azemi mbërriti më parë. I treguam për pyetjet. Nuk donte t’i lexonte. U pre në fytyrë. Nuk e duronte dot që të jepej mesazh publik kundër tij.

Nuk ia kërkoi në asnjë çast Yllit që të mos i botonte, pasi e njihte këtë pafuqi të gazetës, por kërkoi të shkonim për kafe. Shkuam në Rogner. Pak më tutje nesh ishte Tritan Shehu, që diç kuturiste me një italian. Azemi piu gjatë. Nuk e duronte dot atë që do të dilte të nesërmen në gazetë. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lëshon këtë Meksin?!” Përgjigjja në fakt ishte e thjeshtë: mjafton të shikoje shkollën politike të Berishës. Nëse ai do të lëshonte Meksin për shkak të sulmeve të Azemit, atëherë Azemi bëhej diktuesi i ndryshimeve në qeveri, lakmuesi i së mirës dhe së keqes, një status ky shumë i lartë për një njeri që presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bënte kurrë atë nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet më qytet e sallë më sallë, por asgjë s’po lëvizte. Mbështetësit e tij zunë të ndaloheshin e të arrestoheshin, por vetë Azemi nuk e la betejën, edhe pse i dëshpëruar në maksimum. Media zyrtare filloi ta akuzonte se po mblidhte rreth vetes enveristë dhe njerëz të ish- Sigurimit të Shtetit. Në mes të nëntorit, Azemi bëri një padi zyrtare ndaj gazetës Albania, për të ndarë në opinion faktin se pyetjet i vinin prej Berishës. Por gazeta nuk shkoi fare në gjyq dhe Azemi e harroi procesin. Qëllimi i tij konstant ishte që në opinion të mos vihej re ndarja me Berishën.

Ndaj tij filluan diversione të përditshme. Lajmi se do të krijonte sindikatë të re, u soll në gazetë ditën e dytë të fushatës së tij nga njeriu I  Valer Xhekës. Pastaj filluan sulme mbi karrierën e tij në PD.

Në mes të muajit nëntor, Këshilli Kombëtar ngriu anëtarësinë e tij në këtë këshill. Në fillim u tha se u përjashtua, pastaj u tha u “ngri”, një term ky i padëgjuar më parë në statutin e asaj partie. Dhe e gjithë kjo bëhej ndërsa kompania e parë rentiere, ajo e Sudes, po futej në ngërç dhe tensioni po rritej me orë nga paniku i humbjes së pareve. Ishte e pabesueshme se si pushteti kishte energji për t’u marrë me Azem Hajdarin, i cili ishte problem i pushtetit, në vend të problemeve që po shkatërronin shtetin , siç ishin fajdetë.

Aty nga fillimi i dhjetorit, një detaj tjetër i sulmeve ndaj tij e kishte dëshpëruar shumë. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte një radio dore policie me shumë frekuenca, që ai e mbante duke qenë se ishte kryetar i Komisionit të Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkësh ndarë në dy pjesë dhe ishte gjetur mundësia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mërzitur shumë. Në fillim Yllit ia bëri shumë tragjike dhe të rrezikshme për shtetin, por kur e pa që ky i fundit nuk e mori seriozisht, u zbraz prapë kundër Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herë se do të na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarë njerëz në kufi, ngaqë ata donin të arratiseshin.

Në fund të vitit 1996, Azemi ndërmori një tjetër akt kundër qeverisë. Për të frikësuar Berishën se kishte edhe mbështetje publike, stimuloi te gazeta Koha Jonë anketën “Njeriu i Vitit” dhe gazeta më e egër kundër Berishës e shpalli Azem Hajdarin Njeriun e Vitit 1996, për shkak të kontributit të tij për demokratizimin e PD-së. As kjo nuk funksionoi. Vetëm sa e thelloi distancën mes tij dhe Berishës.

Azemi u rezistoi presioneve dhe bëri ç’mundi që t’i fshihte ato nga opinioni publik. Kjo e detyroi Berishën të ndërmerrte masa ekstreme ndaj tij. Në fillim të janarit 1997, kryesia e Partisë Demokratike kishte marrë një vendim që e “ngrinte” atë si anëtar të Këshillit Kombëtar dhe e përjashtonte nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare, në javën e tretë të janarit, Azem Hajdari i kërkoi Arbnorit të shprehej për statusin e tij brenda grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrë përgjigjen.

Sipas rregullores së Kuvendit, përjashtimin nga grupi duhej ta bënte grupi dhe jo kryesia e partisë, por mënyra se si Berisha i bënte përjashtimet ishte që ato edhe të bëheshin, edhe të mos ishin të pakthyeshme, nëse i duhej. Dhe kështu, pa u përjashtuar kurrë legalisht, Azem Hajdari u përjashtua realisht nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht në janar të vitit 1997, në startin e krizës më të madhe që kjo parti po hynte që nga themelimi.

Dhe mallkimi i përjashtimit të themeluesit të saj e zuri disa javë më vonë, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisën në një rrugë të gjatë dhe, mbi të gjitha, në një rrugë pa kthim për themeluesin e saj, Azem Hajdarin, i cili u luftua si armiku më i madh i asaj partie. Mitingjet e tij kundër qeverisë pengoheshin nga Garda dhe rrethi i ngushtë i oficerëve të Berishës, edhe pse një oponencë brenda PD-së në atë kohë do ta zbuste disi zemërimin dhe frikën që ngjallte në opinion një pushtet aq i pakundërshtueshëm

Në javën e parë të shkurtit, Azemi u detyrua t’i ndërpriste protestat, pasi Forumi për Demokraci, i sapoformuar në Tiranë, nisi protestat e veta kundër qeverisë. I vënë në pozicion të vështirë nga rezonanca me të majtën, Azemi u tërhoq dhe filloi të mbante qëndrime kritike ndaj Forumit dhe përfshirjes së opozitës në betejën për fajdetë. Këtu ishte i dënuar të mbetej i vetëm.

Marre nga libri “Viti 97”. (Botime TOENA)

Azem Hajdari Berisha Funeral Mero Baze Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Salianji përshëndet SPAK: Arrestimi i Dakos, zhvillim pozitiv! Të vijojë goditja e mafies politike

19:46 / June 6, 2023

BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

19:34 / June 6, 2023

Arrestimi i Vangjush Dakos/ Hoxha: “Xhuxhi” nuk është peshk i vogël, di shumë gjëra për ata lart

19:23 / June 6, 2023

Paloka ironi me arrestimin e Vangjush Dakos: Skenari Rama, regjia Yuri Kim

19:11 / June 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

 Pas Vangjush Dakos, ja kush janë të arresturit e tjerë

18:59 / June 6, 2023

Rama reagon pas arrestimit të Vangjush Dakos: Dje ishin krah meje, sot janë përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve

18:30 / June 6, 2023

SPAK kërkoi arrestimin e tij/ Vetëdorëzohet Vangjush Dako

18:17 / June 6, 2023

Detaje nga urdhërarresti i SPAK për Vangjush Dakon, hetimi kishte nisur prej një viti

18:12 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Salianji përshëndet SPAK: Arrestimi i Dakos, zhvillim pozitiv! Të vijojë goditja e mafies politike

19:46 / June 6, 2023

BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

19:34 / June 6, 2023

Arrestimi i Vangjush Dakos/ Hoxha: “Xhuxhi” nuk është peshk i vogël, di shumë gjëra për ata lart

19:23 / June 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.