Mesnata ka shënuar edhe zyrtarisht nisjen e fushatës zgjedhore për partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte ajo që zgjodhi pikërisht mesnatën, të nisë fushatën në kryeqytet.
Ndërsa partitë tjera kanë vazhduar të proklamojnë ofertat e tyre për këto zgjedhje në qytete të ndryshme të Kosovës. KQZ-ja u ka bërë apel partive politike që t’u përmbahen ligjeve dhe rregullave zgjedhore për një proces të rregullt zgjedhor.
Ndërsa ambasadori i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbot ka folur për premtimet e partive politike për luftimin e korrupsionit.
Theksoj se nuk është e drejtë të flitet kaq shumë për luftimin e korrupsionit para fushatës dhe pas fushatës të theksohet se pushteti ekzekutiv nuk ka kompetenca ligjore në këtë drejtim. Fushata do të zgjasë deri më 4 Tetor.
25 subjekte politike nga komunitetet shqiptare, serbe, boshnjake, turke dhe komunitetet tjera garojnë për 120 ulëset e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.