Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, veç tre janë aktive, Ministria tregon zonat më problematike

10:32 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FA zjarre 1 e1627632881764 491x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Vetëm 3 vatra janë aktive, të tjerat janë shuar plotësisht. “Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër”.

Janë shuar vatrat në:

në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;
në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;
në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;
në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;
në lagjen Kala, bashkia Berat;
në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;
në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;
në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;
në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;
në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;
në fshatin Vrion, bashkia Finiq;
në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;
në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;
në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;
në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;
në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;
në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;
në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;
në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
  2. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.
  3. Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.
    Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Zjarr zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.