Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

25 vite pa Azem Hajdarin, Rudina: PD-ja ka nevojë për figura të reja dhe ndryshim të imazhit

09:21 / September 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15 SHTATOR DITA JONE CL frame 134025 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 25-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, e bija e tij, ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka rrëfyer kujtimet e atij momenti para vrasjes. Ajo thotë se lajmin e morën vesh përmes radios, ndërsa po e prisnin në shtëpi për të darkuar.

“Është një ditë e trishtë që të rikthen kujtimet e hidhura të 12 shtatorit. Por kujtoj pjesën kur ishte gjallë dhe ne patëm fatin të shpenzonim kohë me të para se të vdiste ishim me mamin dhe babain, vëllain në një lokal para selisë së PD. Mamaja ishte shtatzënë. një gjë që iu vu në dukje i kishte hipur dashuria e madhe për mamanë dhe ishte i lumtur që mitingjet e tij në Fier po shkonin shumë mirë. E shprehte dashurinë mamasë duke e puthur në publik. Ka qenë në ditët më të mira dhe të vështira. Ai pati atentatin në parlament me 4 plumba dhe po jetonte një jetë të dytë. Iu deshën 6 muaj që të rimerrte veten dhe të ecte sërish. Momentin e fundit e morëm vesh nëpërmjet radios ishim në shtëpi duke e pritur. Ishte ora 9, sapo kishim mbaruar kafen me të dhe na tha se do shikonte lajmet në zyrën e tij. Po e prisnim për darkë kam qenë 11 vjeç sapo kisha kaluar ditëlindjen në gusht. Ishim të tensionuar por kishim edhe shpresë se nuk ishte hera e parë që e kishin qëlluar”,-tha ish-deputetja në “A2cnn”.

Ajo thotë se babai i saj sakrifikoi jetën e tij për demokracinë dhe i la një pasuri të madhe me veprimtarinë e tij. Sipas saj do të vinte momenti që Azem Hajdari të ishte në krye të Partisë Demokratike për shkak të vizionit të tij.

“Shumë gjëra do të ishin shumë ndryshe nëse ai do të ishte gjallë. Ai ishte kryetari i parë i PD, padyshim që do të vinte momenti që ai do të ishte kryetar i parë i PD. Nuk ishte i lidhur pas posteve sepse kishte vizion tjetër për PD që ajo të funksiononte dhe dinte potencën e tij për të mbledhur sa më shumë njerëz”.

Duke e parë Partinë Demokratike në këtë situatë të përçarë, ajo thekson se kjo parti ka nevojë imediate për figura të reja dhe ndryshim të imazhit. “Nderimi më i madh që do t’i bëhej Azemit do të ishte bashkimi. Të vjen keq kur i sheh në këtë situatë. Ne duhet të shikojmë bojkotin që qytetarët i bënë votimeve. 14 maji i dha në mesazh opozitës nëpërmjet bojkotit. PD ka nevojë imediate për ndryshim të imazhit të saj të mos ketë imazhin që ka patur në 32 vite për figura të reja. Ka nevojë të bashkohet se vetëm kështu mund të jemi forcë e madhe në zgjedhjet e ardhshme”.

Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.