Detaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja tragjike e Velipojës. Mësohet se Indrit Bajraktari i cili ndodhet pas hekurave për vdekjen tragjike të Enisa Dodës, është i martuar.
Ka qenë vetë bashkëshortja e tij që ka kontaktuar me syri.net duke folur për lidhje dhe martesën me Bajraktarin duke i dërguar dhe foto të të dyve. Almudena thotë se Indriti i kishte thënë që do shkonte vetëm në Shqipëri për të takuar familjen.
Sipas mesazheve, Indrit Bajraktari ka qenë në lidhje dashurie me Almudena Bajraktarin që nga data 18 janar 2017. Ata u martuan me 18 prill 2019 dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe thuhet se ajo është shtatzënë.
Ata jetojnë në Londër së bashku edhe sot e kësaj dite. Nuk dihet nëse Almudena do të vijë në Shqipëri për të parë burrin e saj pas informacioneve që ka marrë në lidhje me ngjarjen e Velipojës.
Indriti i tha gruas së tij se ai do të vizitonte vetëm familjen e tij në Shqipëri, por nuk e kishte parashikuar kurrë që gjërat do të rridhnin tragjikisht. Enisa Doda ishte me pushime me familjen në Velipojë, ndërsa paraprakisht dyshohet se të dy u njohën përmes rrjetit social “Facebook”.
Familjarët e viktimës ende nuk kanë sqaruar rrethanat e njohjes së vajzës së tyre të mitur me Bajraktarin, apo për mënyrën sesi ajo iu ka kërkuar që të dalë me të dhe shoqet e saj.

