Autori i plagosjes së policit Redin Çaushaj del sot para gjykatës së Vlorës për marrjen e masës së sigurisë. 60-vjeçari Thodhori Mërkuri plagosi policin më 15 gusht.
25-vjeçari me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, ishte jashtë orarit të shërbimit, por duke ecur pa dy persona që po konfliktoheshin dhe ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, por u godit me thikë në qafë. Autori Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin e efektivit. “Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
