Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

26 vite nga “zhdukja” e 32 djemëve të Maqellarës!

19:51 / March 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maqellara1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhimbja është e madhe për prindërit, të afërmit dhe banorët e zonës. Nënat e motrat lotojnë pa pushim, por janë baballarët e vëllezërit që u japin zemër atyre, me shpresë se të zhdukurit ndodhen në një burg të sigurisë së lartë, në Korfuz të Greqisë.

Letrat, telegramet, telefonatat, kërkimet nuk ndalen që nga 9 Marsi i vitit 1996. Mediat e kohës dhanë lajmin e zi se në Kanalin e Otrantos, teksa udhëtonin drejt Italisë, janë mbytur në det 32 djem e burra nga Dibra. Dibranët kërkonin të vërtetën e atij lajmi të keq, por as sot e kësaj dite ata nuk dinë rreth fatit të njerëzve të tyre të dashur.

I vetmi lajm zyrtar i asaj kohe është njoftimi i Policisë së Dibrës se Sulejman Çoku ishte gjetur në brigjet italiane. Ish ministri i Rendit të asaj kohe, në një takim që pati në Peshkopi, me familjarët e të “zhdukurve”, u kundërshtua nga familjarët, me argumentin se djemtë e tyre ndodhen të burgosur në Kretë dhe për këtë ato thanë se janë parë në ekranet e TV-ve të shtetit fqinj.

“Kemi bërë mjaft përpjekje për të mësuar rreth fatit të djemve tanë, por shteti është mjaftuar me shpalljen e tyre të mbytur në det. Por ne dyshojmë se ata janë gjallë të gjithë, pasi kufoma e Sulejman Qokut që u gjet në brigjet e Italisë, ishte e lidhur pas një mjeti shpëtimi. Ne kemi informacione të shumta se ata janë gjallë dhe mbahen në burg. Ndaj i kërkojmë qeverisë të mundësojë gjetjen e tyre”, janë shprehur banorët e Maqellarës asokohe.

Të zhdukurit e atij viti, disa prej tyre, kishin fëmijë që tashmë janë rritur pa kujdesin prindëror dhe nuk dinë rreth fatit të baballarëve të tyre.

Të tjerë banorë kanë pohuar se: “Dy nga të konsideruarit si të zhdukur i kanë telefonuar një radio private në Maqedoni dhe janë shprehur se janë të izoluar në burgun e Korfuzit”.



Të zhdukurit e 9 marsit 1996:

1. Mehmet Bici 
2. Arshi Kaferi 
3. Sigurim Keshi 
4. Baudin Keshi 
5. Qemal Veizi 
6. Naim Qoku 
7. Dashamir Qoku 
8. Ulsi Rama 
9. Asllan Istrefi 
10. Miri Kryemadhi 
11. Gjyzel Fida 
12. Belul Hazisi 
13. Hysen Zerja 
14. Vullnet Bunguri 
15. Dashuri Qoku 
16. Mysli Bunguri 
17. Luftim Istrefi 
18. Gëzim Jaho 
19. Zenel Kaferi 
20. Fadil Hamja 
21. Shuip Beqa 
22. Fatos Beqa 
23. Mustafa Elezi 
24. Hazbi Elezi 
25. Ramis Haxhiu 
26. Sulejman Shahini 
27. Urim Tonuzi 
28. Sajmir Hasani 
29. Hajri Shira 
30. Sajmir Salkurti 
31. Altin Harkorja 
32. Abdyl Jaqe

djemve maqellares Zhdukja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.