Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur në Kavajë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Ky shtetas i identifikuar vetëm me inicialet A.H, ka dhunuar dhe policët që kanë shkuar ta ndalonin.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë”, njofton Policia
Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
