Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

27 shtetet e BE-së votojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë

14:42 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet e BE-së kanë miratuar zyrtarisht të premten nisjen e negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për dy shtetet që i pret një rrugëtim i gjatë për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.

Belgjika, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se vendet anëtare kanë rënë dakord për një kornizë negociuese. “Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën më 25 qershor në Luksemburg”, tha presidenca belge. Bisedimet do të nisin me dy konferenca ndërqeveritare.

Pas një vlerësimi pozitiv nga dega ekzekutive e BE-së, krerët e BE-së kishin rënë dakord vitin e kaluar që negociatat e pranimit duhet të fillojnë me të dy vendet. Këtë vendim të shteteve të Unionit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka cilësuar një hap historik.

“Miliona ukrainas, dhe në të vërtetë breza të popullit tonë, po realizojnë ëndrrën e tyre evropiane”, shkroi presidenti ukrainas në platformën X. “Ukraina po kthehet në Evropë, ku e ka vendin prej shekujsh, si një anëtare e plotë e komunitetit evropian,” shtoi ai.

Procesi midis fillimit të negociatave me Ukrainën dhe fqinjin e saj Moldavinë dhe anëtarësimit të tyre në BE mund të zgjasë shumë vite. Për t’u anëtarësuar në BE, vendet kandidate duhet të kalojnë një proces të gjatë për të përafruar ligjet dhe standardet e tyre me ato të bllokut dhe për të treguar se institucionet dhe ekonomitë e tyre përmbushin normat demokratike.

moldavia Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.