Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

27-vjeçari shqiptar vetëvritet në anijen-hotel ‘Bibby Stockholm’ ku ishte strehuar me 300 azilantë të tjerë

20:44 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anije hotel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyshimi për vetëvrasje nga njëri prej 300 azilantëve që mbahen në anijen hotel “Bibby Stockholm”, pushtoi mediat britanike paraditen e së mërkurës. Ministria e punëve të brendshme, Home Office e quajti një ngjarje tragjike duke mos treguar identitetin e viktimës.

Sipas hetimeve që po kryhen është zbuluar se emigranti i cili i dha fund jetës të martën, në anijen hotel ku janë akomoduar azil-kërkuesit, e ankoruar në Dorset në jug-lindje të Anglisë, është shqiptar. Ai është  27-vjeçari me inicialet L.F. i lindur në një fshat afër Durrësit.

Të afërmit e tij në Londër të hënën pritet të shkojnë në morgun e Dorset për të parë trupin e të ndjerit dhe njohur me rezultatin e pritshëm të autopsisë.

Mësohet se i riu shqiptar mbërriti në Angli me gomone në gusht të vitit të shkuar. Pas qëndrimit disa ditor në Londër tek të afërmit, ai u dërgua nga Home Office për të jetuar në një hotel 6 orë larg kryeqytetit britanik. Më pas ai iu bind kërkesës së Home Office për të jetuar në anijen hotel të marrë me qira nga qeveria angleze me synimin e uljes së kostove të akomodimit të azilantëve.

Është zbuluar gjithashtu se i ndjeri në bisedat telefonike të zhvilluara me familjarët është shprehur se “kushtet në anijen hotel janë të mira, por emigrantët po trajtohen sikur të jenë kafshë prej rojeve të sigurisë”.

Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit, kur një azilkërkues shqiptar kryen vetëvrasje në qendrat shtetërore të emigracionit në Angli. Në fillim të Nëntorit, Alfred Dosku 38 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur me çarcaf në qendrën e mbajtjes së azilantëve Brook House afër aeroportit Gatwick.

Edhe ai kishte shkuar me gomone vitin e shkuar mes 12.800 bashkëkombasve të tjerë të cilën zgjodhën këtë metodë mbërritjeje nga Franca në shtetin ishull. Qeveria britanike thotë se gjatë dy viteve të fundit ka dëbuar 5.000 shqiptarë pas qëndrimit ilegal apo refuzimit, të azilkërkimit, pasi Shqipëria u vendos në listën e vendeve të sigurta.

27 vjecar anije-hotel Vetevrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.