Një 28-vjeçare ka treguar historinë  e saj, se si i ati abuzonte me të kur ishte e vogël, duke pretenduar se ishin duke luajtur.

Ngjarja ka ndodhur në Angli, ndërsa Natasha ishte një vajzë e vogël kur babai i saj shpesh i kërkonte të luanin “lugë” në divan. Ai do të ishte luga e madhe dhe ajo do të ishte luga e vogël. Tingëllon si një kujtim i pafajshëm fëmijërie, por në fakt ishte diçka e tmerrshme. Babi i saj përdorte këto momente për të abuzuar seksualisht me të në fshehtësi.

Natasha, tani 28-vjeç, kaloi vite të tëra abuzimi, nga mosha 4 deri në 19-vjeç, kur më në fund mori guximin për t’i treguar policisë. Më vonë ajo mësoi se ishte një nga katër anëtarët e familjes së saj që ishin abuzuar nga i ati. Sot ai është pas hekurave, ndërsa Natasha vendosi të tregojë historinë  e saj në një intervistë për “The sun”.


Ajo ka treguar se prindërit e saj ishin të divorcuar dhe fundjavën e kalonte me të atin. Ajo ka treguar se ai rrinte i heshtur ndërkohë që abuzonte me të, ndërsa njëherë i kishte thënë se nuk duhej t’i tregonte njeriu, pasi nëse e bënte atë do ta dërgonin në burg. “ Ishte shumë e vështirë të dija se cilët ishin kufijtë. U rrita duke menduar se ai ishte babi im dhe se i lejohej të më shihte në dush, por nuk e dija se cili ishte kufiri. Doja të besoja se kisha një baba normal”, ka treguar ajo.

Vetëm kur mbushi 11-vjeç, ajo arriti të kuptonte se çfarë po ndodhte. “Ndodhi një incident, ai u rrotullua dhe më dha një puthje pasionAnte në qafë, aty e kuptova se kishte diçka që nuk shkonte dhe se ai i kishte kaluar kufijtë. Nuk e mora kurrë guximin që t’i tregoja mamasë, sepse ajo është egjiptiane dhe ka një temperamet të frikshëm. Kisha frikë se mos merrte thikën dhe shkonte e godiste. Nuk doja që ajo të përfundonte në burg”, ka vijuar ajo.

Më vonë ajo zbuloi se i ati kishte abuzuar edhe me dy kushërinjtë të saj dhe me motrën nga babi, të cilën ai e kishte me gruan e tretë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here