Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

3 anëtarë të një familje vdesin pasi konsumuan kërpudha, nën hetim nusja e djalit

18:37 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
australi3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë dhe e veshur me mister ka tronditur Australinë, pasi 3 persona të një familjeje humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, disa ditë pasi konsumuan një drekë familjare. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë në një qytet të vogël të Australisë, ndërsa nën hetim është vënë një 48-vjeçare, e cila përgatiti drekën me kërpudha helmuese.

BBC raporton se historia e pazakontë filloi kur Gail dhe Don Patterson ndaluan për drekë me nipërit e mbesat e tyre në shtëpinë e nuses së tyre, Erin Patterson në Leongatha, dy orë me makinë në jug-lindje të Melburnit. Me ta ishin Wilkinsons, Heather, motra e Gail dhe burri i saj Ian. Ky i fundit ishte pastori lokal i kishës Baptiste.

Disa orë pas vaktit, të katër të ftuarit u dërguan në spitalin lokal me simptoma të rënda dhe më pas u transferuan në një spital në Melburn për kujdes më të mirë mjekësor.

Pavarësisht kësaj, Heather, 66 vjeç dhe Gail, 70 vjeç, vdiqën të premten dhe Don, 70 vjeç, të shtunën. Ian, 68 vjeç, mbetet në një gjendje kritike në spital, në pritje të një transplanti të mëlçisë.

Policia thotë se ata besojnë se të katër hëngrën kërpudha helmuese, të cilat janë shumë vdekjeprurëse nëse gëlltiten. Por çuditërisht, Erin dhe dy fëmijët e saj janë mirë.

Policia thotë se të dy fëmijët, të cilët që atëherë janë marrë nën kujdesin shtetëror si “masa paraprake”, hëngrën një vakt të ndryshëm. Hetuesit nuk janë të sigurt nëse Erin hëngri të njëjtin ushqim si mysafirët e saj, apo edhe nëse kërpudhat ishin në pjatën që ajo shërbeu.

Ata gjithashtu theksuan se ajo ishte ndarë nga burri i saj, i cili është djali i Patterson, por e përshkruan atë si një ndarje “miqësore”.

Policia nuk e ka përjashtuar veprimin me dashje, por sipas saj vdekjet janë të pashpjegueshme.

Nga ana e saj zonja Patterson pohoi pafajësinë e saj. Duke qarë teksa fliste me gazetarët jashtë shtëpisë së saj, ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve se çfarë vaktesh u shërbeheshin të ftuarve ose nga kishin ardhur kërpudhat.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen kombëtare dhe ka tronditur opinionin publik në Australi.

Australi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.