Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

3 deputetë kanë 38 vite në Parlament

19:37 / May 29, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria është në vitin 2025. Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët që fituan në ato zgjedhje janë aktualisht deputetë, por sapo janë rizgjedhur edhe në legjislaturën 2025-2029. Janë dy nga PD (Sali Berisha, Tritan Shehu dhe një nga PS. 34 vite, deri më 2029 bëhen 38 vite. Të përjetshëm? Natyrisht, ata me shumë mandate thonë se jemi më të mirët, më të votuarit, më të aftët dhe të ndershmit, duke ia njohur vetes të gjitha sukseset dhe ia atribuar palës tjetër të gjitha deshtimet e tranzicionit.

Shikoni parlamenti e ri: më shumë se 50% zgjidhen për herë të parë, shumica e tyre pa përvojë politike dhe pa një program/ ide të qartë për “punën e re/të parë”, natyrisht edhe pa njohuritë e plota mbi sfidat, përgjegjësitë, të drejtat dhe limitet e jetës parlamentare. Ata me mandat të dytë bëjnë grupin më të madh, shkallëzim që vijon me grupet e tjera. Vetëm 3 deputetë kanë me nga 9 mandate parlamentare dhe vetëm 1 deputetë ka 10 mandate parlamentare.

ATA kanë të drejtë. Edhe kur gjërat për Shqipërinë kanë shkuar mirë apo keq, për ata kanë shkuar mirë. Janë zgjedhur ose janë votuar. Pavarësisht se ata e bëjnë vetë ligjin, e drejtojnë vetë partinë, zgjedhin vetë vetveten dhe të tjerët, marrin vetë vendimet politike dhe përcaktojnë vetë se cili duhet të jetë sistemi qeverisës dhe përfaqësues, bëjnë vetë analizën e zgjedhjeve, shkruajnë vetë sesi duhet të flasë historia mbi ta, shpesh marrin vetë edhe atributet e prokurorit dhe gjyqtarit, KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese. Ligjërisht kanë të drejtë, ata janë produkti ynë. Moralisht? Integriteti nuk është ende standard në partitë politike, në shoqëri, në shtet, në strukturat promovuese dhe as në diskursin publik. Ndaj nuk është ende kriter.

Pyetja 1 milion është, përveç suksesit personal/familjar cili është kontributi i tyre në shoqëri, në shtetin e së drejtës, në mirëqeverisje, për demokraci funksionale apo në progresin e vendit? Cilat janë kontributet e matshme parlamentare, politike dhe qytetare që kanë sjellë në rreth tri dekada parlamentare? Cili është ligji reformator që mban emrin e tyre? Cili është vendimi që i identifikon ata në publik dhe memorie historike si modele pozitive dhe referuese?

Tabela paraqet statistikë. E di që statistikat nuk njësohen 100% me të vërtetën, por janë mjet i rëndësishëm për të ndihmuar debatet dhe mendimet që të çojnë te disa të vërteta. Parlamenti i vjetër po rimblidhet në seanca 14 minutëshe për të prodhuar të njëjtin show dhe të njëjtën vendimmarrje si edhe vite e vite përpara, si dhe jemi në pritje që parlamenti i ri që mblidhet në shtator të sjell ndonjë ndryshim pozitiv/reflektim për vendin.

Këtu statistikat mund të na ndihmojnë edhe të kuptojmë më mirë tezat se demokracia është më shumë se procedurë, është përmbajtje më shumë se formë, ndaj edhe e ardhmja që kemi votuar çdo 4 vjet, përfshirë me 11 maj 2025, nuk mund të jetë e ndryshme veçse produkt e vazhdimësi i të tashmes, të kaluarës dhe dukurive të tranzicionit.

Screenshot 2025 05 29 185747

3 deputete kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.