Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

3 dronët luftarakë nga Turqia, deputeti i PS që shërbeu si ushtarak: Rrisin sigurinë kombëtare

10:07 / December 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Denis Deliu.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të martën u firmos marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar. “Një blerje e zgjuar dhe e dobishme për sigurinë e vendit”,-kështu e cilësoi deputeti i PS-së, Denis Deliu. Ish-ushtaraku në misionet e Afganistanit, thotë se kjo marrëveshje me Turqinë është mjaft e dobishme në fushën e mbrojtjes së vendit. Dronët “Bajraktar” e kanë shfaqur efikasitetin e tyre në luftën e Azerbajxhanit dhe Armenisë por edhe në luftën në Ukrainë.

“Kjo marrëveshje me Turqinë është e rëndësishme në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë. Për shumë arsye, sepse Turqia është aleat i NATO-s. Shumë vende blejnë dronë luftarakë nga Turqia. Sidomos në Azerbajxhan dhe Armeni por edhe në luftën e Ukrainës. Unë e përgëzoj qeverinë Rama dhe ministrinë e mbrojtjes pasi Shqipëria është më e mbrojtur”,-tha Deliu.

Në këto kohë kur Shqipëria fatmirësisht nuk është në periudhë konfliktuale, Deliu nënvizon se dronët mund të përdoren për mbikëqyrje, për stërvitje dhe detyra shtetërore.

“Këto dronë janë kundra mjeteve të blinduara dhe tankeve, janë dhe kundra autokolonave. Në Azerbajxhan dhe Armeni dhanë sukses këto dronë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ne jemi të mbrojtur por duhet të zgjerojmë edhe kapacitet tona. Në momentin kur jemi në kohë paqeje, ata mund të përdoren për stërvitje. Por edhe për detyra shtetërore, kontrolli kufitar, i lëndëve narkotike. Të dhënat taktike të këtij droni janë të mira, ata mund të qëndrojnë 24 orë në mbikëqyrje, ndërkohë që mund të fluturojnë në 5 mijë metra largësi. Mund të mbajnë deri në 150 kg armatim. Por, ajo që është akoma më e mirë është se nuk kushton shumë, kushton 5 mln euro. Unë mendoj se është një blerje e zgjuar e shtetit shqiptar për ta forcuar mbrojtjen. Në marrëveshje besoj se është përmendur edhe mirëmbajtja”.

Denis Deliu.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.