Sali Berisha mbron vendimin për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate. Për të këto 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar. Pjesë e koalicionit do të jetë edhe Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU. Idrizi do ketë një deputet. Më herët PD mbylli bisedimet me Partinë e Lirisë e cila do ketë 4 deputetë në pjesën e sigurtë të listës. Krahas “Shqipërisë Madhështore” të Sali Berishës, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar edhe dy koalicionet e tjera: “Dajthash për Zhvillim” me Dashamir Shehin dhe Enkelejd Alibeajn; si dhe formacioni tjetër, “Nisma Shqipëria Bëhet” me Adriatik Lapajn dhe Nismën Thurje.
Partitë përbërëse të koalicionit ”Shqipëria Madhështore”
PD- Sali Berisha
PL – Ilir Metaj
PR- Fatmir Mediu
PDK- Nard Ndoka
PBDNJ- Vangjel Dule
PAA- Agron Duka
PKKA- Kujtim Gjuzi
PESH- Kostaq Papa
PAAK- Gjet Ndoj
PAEE- Sazan Guri
PAK- Gjovalin Shqalsi
PLDN- Nikolin Staka
PLL- Sokol Axhami
PBDSH- Ylber Valteri
POSH- Zef Shtjefni
PLDSH- Mhill Gecaj
PKDSH- Dhimitër Muslia
FRD- Sali Shehu
PBLD- Arjan Starova
PBK- Adriatik Alimadhi
PBKD- Artur Roshi
PBPPSH- Selami Jenisheri
PEISH- Rivelino Cuno
PRVSH- Muharem Doda
PAMIE- Vasil Sterjovski
PDIU- Shpëtim Idrizi