Në rrënjët e pyjeve shqiptare gjendet një thesar i vërtetë që ka çmim të përafërt me arin.
Zhardhoku i një kërpudhe të ngrënshme që rritet në rrënjët e lisit, pishës, blirit dhe shelgut të egër, i njohur ndryshe me emërtimin tartuf, gjendet në sasi të mëdha në pyjet mesdhetare të vendit tonë dhe kushton rreth 3.000 euro për një kilogram.
Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak. Por ndodh shpesh që tartufi shqiptar të merret dhe të shitet në tregun evropian me shumëfishin e vlerës. Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 10,000 Euro.
Mungesa e një legjislacioni që të mbrojë këtë bimë të rrallë ka bërë që Shqipëria të humbasë me miliona euro të vjedhura nga “gjuetarë” të paligjshëm të tregut vendas dhe atij të huaj.Ata mbërrijnë në Shqipëri kryesisht nga Italia por dhe vende të tjera dhe jenë kërkues të tartufit. Vjedhja e të cilit do t’u siguronte atyre përfitime të mëdha.
Sipas Agroweb, janë konstatuar edhe transportime të zhardhokëve të ngjashëm me pataten drejt Italisë. Për të cilat nuk është se ka një kuadër të përcaktuar ligjor që e ndalon kalimin jashtë kufijve. Tartufi është padyshim një thesar i fshehur në pyjet tona. Për të cilin ne dimë kaq pak dhe që kemi humbur kaq shumë.