Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

3 mijë francezë në Shqipëri në Janar

20:28 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizmi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janari ka dhënë sinjalet e para që Shqipëria edhe viti 2024, do të jetë po aq i frekuentuar nga turistët europianë.

Vetëm në muajin e parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë rreth 3000 turistë francezë, numër cili ka ardhur në rritje në vitet që kemi lënë pas.

Përgjatë 2023-shit, 126 mijë turistë francezë zgjodhën Shqipërinë për të vizituar, me një rritje prej 59% nga viti 2022 ku hynë vetëm 79 mijë.

Për këtë fillim të mbarë, ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që zgjodhi të ndante edhe shifrën e hyrjeve nga Franca.

Ndërkohë mediat franceze si “News Day Fr” dhe “A vous Poitiers” vazhdojnë jehonën e bukurive të natyrës shqiptare duke ia sugjeruar çdo lexuesi.

“News Day Fr” shkruan se Shqipëria premton të kthehet në një destinacion të rëndësishëm veror. Me 363 kilometra vijë bregdetare që laget nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka shumë plazhe të mrekullueshme me rërë, gjire të cilat vazhdimisht janë krahasuar me Karaibet.

Por për median e njohur, Shqipëria nuk ka vetëm kaq. Ofron edhe qytete të bukura muzeale për t’u parë. Apolonia është një nga qytetërimet më të vjetra në Shqipëri, ku turistët e huaj  mund të eksplorojnë një sërë rrënojash e monumentesh të rëndësishëm. E përditshmja i sugjeron lexuesve që mos të anashkalojnë qytetin e Vlorës.

“A Vous Poitiers” ndjek të njëjtën linjë, duke zgjedhur disa vende që duhet të vizitohen patjetër, dhe udhëtimi duhet të fillojë me Tiranën. Berati dhe Gjirokastra nuk i shpëtojnë edhe këtë herë si qytetet që duhet të vizitohen patjetër.

Ndër të tjera revista franceze rekomandon të vizitohen Alpet shqiptare me malet e larta dhe liqenet akullnajore, duke e mbyllur artikullin me sitin Arkeologjik të Butrintit.

Viti 2024 pritet të tejkalojë 2023, i cili deri më tani mban vendin më të mirë turistik, duke shënuar mbi 10 milionë vizitorë.

franceze janar turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.