Një shofer shqiptar kamioni, i cili po udhëtonte në jug të Italisë, është ndaluar për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.
Autoritetet gjetën të fshehur në kabinën e shoferit 34 kilogramë kokainë, e cila kap vlerën e 3 milionë eurove.
Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolzanos.
Sipas mediave italiane, ai rrezikon të përballet me një dënim nga 9 deri në 30 vjet burg.