Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

3 muaj kryetar partie shkoja në Ndroq/ Berisha tregon si e nisi karrierën në PD: Nuk mund të them se do e rrëzojmë ligjin 7501 për tokën

20:51 / July 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur gjatë një takimi me fermerët e Belshit, nëse është koha e duhur për të rrëzuar ligjin 7501 për ndarjen e tokës.

Berisha tha se nuk mund të premtojë se do ta rrëzojë si ligj, pasi sipas tij, tani janë krijuar marrëdhënie të tjera posedimi 30-vjeçare.

Ish-kryeministri u ndal në kohën kur u miratua ky ligj, për të cilën deklaroi se nuk ishte në bindjen e tij. Berisha shton se bindja e tij ishte që “toka është e të zotit”.

Qytetari: Ligji 7501 e ka vrarë për së dyti bujkun shqiptarë. A është koha për të rrëzuar këtë ligj? Të jemi krah fqinjëve tanë.

Berisha: Mund të më pyesni shumë herë për atë ligj, edhe unë ju them ju, është votuar nga ne në kundërshtim me atë çka unë kisha në bindjen time. Bindja ime, veriu është konservator dhe atje toka është ndarë në mënyrë sipas kufijve të mëparshme pa asnjë lloj problemi. Vijmë tek Shqipëria e mesme. Unë kur isha kryetar partie, 3 muaj. Shkoja në Ndroq, kisha dalë me parrullën toka e të zotit. Nuk kisha ide se mund të bëhej ndryshe.

Fshatarët më thonë se nëse do vazhdosh me këtë, ti nuk do votohesh kurrë nga ne. Zotërit e votës ishte fshati. Shkoja në Korçë dhe Lushnje, gjeja të njëjtin qëndrim. Më thoshin harroje, po të jetë se ti mban konceptin toka e të zotit, nuk ka vota. Çfarë kishte aty? Regjimi e ktheu fshatin në një rezervat njerëzor, kur kishte 3 familje, u bënë 15 familje. Cila ishte rezerva valutore e shtetit atë vit, ishte 4 mln dollarë. Skishte asgjë. Çfarë mund të bëhet, mund të stimulohet tregu i tokës. Të them tani se do të zhbëj atë ligj, nuk mund ta marrë përsipër. Sepse janë krijuar marrëdhënie të tjera posedimi 30-vjeçare. Ajo që mund të bëjë qeveria për zmadhimin, të nxisë tregun dhe të kreditojë tregun e tokës.

Mendoj se çdo gjë do gjykohet me kohën. Po marr një fshat në të cilin në vitet 90’ jetonin 300 banorë. Nëse prej tyre, 200 mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali nuk kishte shteti për t’i ndihmuar. Nuk u shpik, por ishte jo i drejtë. Toka e atij që punon dhe jeton aty. Bullgaria, përdori të njëjtin ligj. Ndryshoi më vonë ligjin, por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, sasia më e ulët tokë për frymë në Europë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.