Gjatë votimit për emrin e Bajram Begaj për President, deputetët e Partisë Demokratike Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Ervin Salianji, pasi u është thirrur emri, nuk kanë shkuar pranë kutisë së votimit.
Ndërkohë, Sali Berisha me deputetët e tij kanë braktisur Kuvendin, duke mos qenë të pranishëm në momentin e votimit.
Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, dhe deputetja e kësaj force politike, Erisa Xhixho, kanë votuar për Presidentin e ri, Bajram Begajn.
Ndryshe nga shumë deputetë të Partisë Demokratike, dy deputetët e LSI i janë drejtuar kutisë së votimit, duke hedhur votën e tyre.
