3 vjeçarja e cila theu këmbën dhe u dhunua te kopshti pa licencë ”Stinët” në zonën e ”Ali Demit” në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndaj për këtë akt monstruoz nga ana e edukatores Majlinda Dehima, Mjekësia Ligjore bën me dije se ka kryer aktin e ekspertimit.
Një njoftim për mediat, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.
“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.