Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

30 mijë hektarë në flakë, zjarri gjigant në Belgjikë kërcënon edhe Gjermaninë, shumë të evakuuar

14:57 / August 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belgjike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu të premten në parkun natyror të malit Fann, në perëndim të Belgjikës, po përhapet drejt Gjermanisë, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të frenuar flakët.

Deri tani, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 30 mijë hektarësh, ndërsa qindra banorë të zonave përreth janë urdhëruar të evakuohen si masë paraprake.

Pavarësisht përpjekjeve gjatë natës, ekipet e zjarrfikësve nuk kanë arritur ende ta vënë nën kontroll zjarrin, i cili konsiderohet si më i madhi i regjistruar në historinë e Belgjikës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se situata mbetet e ndërlikuar, pasi, edhe pse intensiteti i flakëve është ulur gjatë natës, drejtimi i erës ka ndryshuar disa herë, duke e bërë të vështirë parashikimin dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

“Kushtet janë komplekse. Pavarësisht intensitetit më të ulët, erërat ndryshuan drejtim disa herë gjatë natës”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve lokale.

Në terren janë angazhuar zjarrfikës nga e gjithë Belgjika, si dhe ekipe nga Gjermania dhe Luksemburgu. Në operacion janë përfshirë edhe ushtria dhe fermerët, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të krijuar barriera dhe për të kufizuar përparimin e flakëve.

Forcat e emergjencës janë përqendruar veçanërisht në frontin e zjarrit që po lëviz në drejtim të Gjermanisë. Autoritetet shpresojnë që ulja e temperaturave dhe rritja e lagështisë gjatë orëve në vijim të krijojnë kushte më të favorshme për frenimin e flakëve.

Zjarri ka përfshirë një zonë me këneta të ndjeshme torfe dhe pyje pishe, çka e bën ndërhyrjen veçanërisht të vështirë dhe rrit rrezikun e përhapjes së mëtejshme.

Në ndihmë të autoriteteve belge ka ardhur edhe Bashkimi Evropian, i cili ka dërguar tre helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës nga Republika Çeke, Suedia dhe Holanda.

Operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë, ndërsa autoritetet po monitorojnë me kujdes lëvizjen e flakëve dhe rrezikun për zonat e banuara pranë kufirit me Gjermaninë.

30 mije belgjike flake Hektare zjarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.