Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

30-vjeçari shqiptar vritet në Spanjë, u braktis para spitalit i gjakosur dhe me plagë në bark

15:09 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 hospital universitari sagrat cor barcelona spain 2 1682424600
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shqiptar rreth moshës 30-vjeç është vrarë në Spanjë. I riu u u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të qytetit të Girona me një plagë me thikë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Mediat spanjolle shkruajnë se është arritur të identifikohet viktima.

Në momentin e braktisjes ai ka qenë pa dokumente. Por autoritetet pasi kanë kontrolluar targën e makinës me të cilën ka mbërritur viktima përmes kamerave të vëzhgimit të qendrës, kanë gjetur drejtuesin e saj. Tani ata po përpiqen të rindërtojnë orët e tij të fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Me të parë atë, një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë nga makina një burrë i cili kishte një plagë me thikë në bark dhe ishte në arrest kardiorespirator. Makina u largua shpejt nga vendi.

Për 45 minuta mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin shqiptar, por pa fat.

Hetuesit kanë analizuar përmbajtjen e kamerave të video survejimit të spitalit së bashku me personelin e sigurisë në përpjekje për të parë targën e mjetit që la viktimën në urgjencë dhe u largua. Ata morën një deklaratë edhe nga punonjësit e shëndetësisë që e trajtuan atë.

Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e kësaj të hëne, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se edhe viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.