Një 30-vjeçar nga Kuçova është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë. 30-vjeçari me iniciale S.D i dha 50 euro policit kufitar brenda pasaportës me qëllim që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt. Kjo për shkak se 30-vjeçari ishte kthyer deportiv nga Policia Kufitare e Greqisë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Postime te ngjashme
Add A Comment
