Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

300 mijë banorë të Shqipërisë kanë origjinë familjare bektashiane

14:41 / March 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
300
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Në bashkëpunim me shkrimtarin/studiuesin e mirënjohur Bashkim Shehu, vjet kryem studimin më të thellë statistikor deri më sot për nivelin e besimit fetar në Shqipëri, mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS). Studimin mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtë link: (https://www.kas.de/sq/web/albanien/titujt/-/content/studim-statistikor-mbi-besimin-fetar-ne-shqiperi-1)

Një nga 60 pyetjet që iu bënë të anketuarve ishte: “Pavarësisht nëse ju besoni apo nuk besoni realisht në ndonjë fe të caktuar, po të bazoheni vetëm në origjinën tuaj familjare, cilës fe i përkisni tradicionalisht?”. Plot 12.6% u përgjigjën për tarikatin Bektashi (shihni tabelën e mëposhtme).

Ndërkohë, sipas INSTAT-it Shqipëria ka 2.36 milionë banorë (përfshirë fëmijët dhe adoleshentët). Pra, duke ndërthurur statistikisht këto dy të dhëna, mund të ekstraplohet se afërsisht 300 mijë banorë të Shqipërisë kanë origjinë familjare bektashiane.

Bazuar në të dhënat e hollësishme të sondazhit, mund të përllogaritet me afërsi se mbi gjysma e këtyre 300 mijëve banojnë në jug të lumit Shkumbin dhe rreth 1/3 mes lumenjve Shkumbin dhe Mat.

Sa i përket besimit personal në fenë e origjinës familjare, bektashijtë kanë nivelin më të ulët – më pak se gjysma e tyre besojnë në të. Ndërsa katolikët kanë nivelin më të lartë – mbi 2/3 e tyre besojnë në fene e origjinës familjare.

Në total, plot 41% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk besojnë në ndonjë fe. Kurse vetëm 6.8% e banorëve të rritur mund të konsiderohen thellësisht besimtarë të fesë që deklarojnë se besojnë.

image 38

300 mije bektashinj familjare origjine Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.