Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

300 pemë i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Punët mbeten, jo fjalët

19:21 / January 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
473412992 1148090046686161 6926813039990142246 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për mbjelljen masive të pemëve në kryeqytet. Grupit të studentëve të degës së Arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e Liqenit të Farkës, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi qytetarët dhe bizneset që t’i bashkohen misionit për gjelbërimin e qytetit.

“Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut dhe më vjen mirë që zona ka përfituar jo vetëm nga gjelbërimi, jo vetëm nga pedonalja e re fantastike e Farkës, por edhe nga rritja e vlerës së pronës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë investimeve të bëra nga Bashkia e Tiranës, zonës së parkut të Liqenit të Farkës i është rritur ndjeshëm vlera e pronës. “Këto prona, që deri dje shiheshin si zona periferike, pa interes, kanë pësuar rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Për të gjithë familjet autoktone të Farkës, gjithë ky zhvillim që ka sjellë urbanizimi, investimet tona, rrugët, kanalizimet, ndriçimi, fibrat optike, të gjithë shërbimet e nevojshme, e kanë rritur, në disa raste, 4-5 herë vlerën e pronës. Kjo do të thotë se përfitojnë banorët e rinj të gjithë këtyre infrastrukturave, ndërkohë që kanë përfituar shumë edhe ata që janë vendalinj. U është rritur vlera e pronës, kanë shitur, kanë blerë, kanë pasur mundësi të investojnë. Jam vërtet krenar për këto punë që kemi bërë”, vijoi ai.

Në fund, Veliaj u bëri thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të mbjellin pemë, ndërsa theksoi se ato që mbeten janë punët e mira në qytet e jo fjalët.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin, qoftë edhe një pemë të vetme. Nëse secili bën të vetën, – qoftë duke mbjellë 37 mijë pemë në Baldushk, 300 këtu, 100 në një vend tjetër, një poshtë pallatit, për një ditëlindje apo përvjetor, secili na ndihmon dhe secili ka mundësi të thotë: ‘Lashë edhe unë një shenjë në Tiranë’. Cic – micet e ditës mbarojnë, ndërkohë që këto pemë do jenë këtu për 100, 200 e më shumë vite. Le të investohemi në gjëra që zgjasin, në gjëra që japin kontribut dhe lënë një shenjë për mirë në Qytetin. Ne do vijojmë me mbjelljet, që t’i lëmë Tiranës vërtet një “pajë”, që deri tani e kemi çuar mbi 1 milionë pemë. Nëse mbajmë këtë ritëm, me mbi 100 mijë pemë të mbjella në vit, do kapim dy milionë pemë deri në 2030”, përfundoi Veliaj.

Erion Veliaj peme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.