Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

32 vite PS, Gjiknuri: S’kemi pse të mos ndjehemi sot krenar! Fitorja e 14 Majit, dhurata më e bukur

08:51 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste e Shqipërisë do të festojë këtë të hënë 32 vjetorin e krijimit të saj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 32-vjetorit të krijimit të partisë. “Fitorja e thellë dhe e padiskutueshme në 14 Maj është “dhurata” më e bukur për këtë 32-vjetor. Një “dhuratë” që duhet dhe do të na bëjë edhe më të përgjegjshëm në qeverisjen e vendit, falë aftësisë sonë për tu vetkorrigjuar e përmirësuar”,-shkruan Gjiknuri.

Postimi i plotë

Gëzuar PS! Një falënderim i përzemërt sot për ata burra e gra, vajza e djem që 32 vite më parë, vendosën sëbashku të themelojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë!

Nuk kemi pse të mos ndjehemi sot krenar. Kjo forcë politike ka dëshmuar më së miri në këto vite se është alternativa më progresiste në Shqipëri. Është energjia pozitive që ka ditur të udhëheqë vendin vetëm përpara duke u përballur jo rrallë me sfida të shumëfishta.

Një mirënjohje për këdo që u angazhua ndër vite si pjesë e Partisë Socialiste, këdo që dha sado pak nga vetja për të bërë realitet ëndrrën tonë të përbashkët, çdo anëtar partie, patronazhist, simpatizant dhe drejtues. Pa ju, sigurisht nuk do të kishte qenë e mundur të kemi partinë që shohim sot.

Fitorja e thellë dhe e padiskutueshme në 14 Maj është “dhurata” më e bukur për këtë 32-vjetor. Një “dhuratë” që duhet dhe do të na bëjë edhe më të përgjegjshëm në qeverisjen e vendit, falë aftësisë sonë për tu vetkorrigjuar e përmirësuar.

Damian Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.