Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

32-vjeçari ndërroi jetë pasi mori mjekim për dhëmballën, prindërit: Erdhi i mbuluar me djersë

09:59 / December 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
genti isaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Prindërit e të riut Genti Isaj që humbi jetën pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmbit kanë treguar se si u përkeqësua shëndeti i 32-vjeçarit pasi u kthye në shtëpi.

Sot pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për Genti Isaj, i cili ka humbur jetën në rrethana të çuditshme pas mjekimit për dhëmballën. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se 32 vjeçari nuk ishte konsumues i substancave narkotike.

“Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaci pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.

Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa corapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali. Unë e thërrisja, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull. Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorrën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën.  

Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, rrëfeu nëna.
Ndërsa babai tregon se presin ekspertizën që t’i tregojë shkaqet e vdekjes ndërsa thekson se i biri nuk kishte sëmundje tjetër.

“Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte enjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha babai.

genti isaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.