Në Korfuz të Greqisë u sekuestruan një ditë më parë një sasi prej 323 kg kanabis sativa, teksa pritësi që do të merrte ngarkesën është vënë në pranga.
Policia greke dyshon se sasia e drogës kishte ardhur nga Ksamili me dy motora uji që u larguan dhe nuk u kapën dot.
Deri më tani është arrestuar 62-vjeçari në fjalë i cili banonte në Korfuz, teksa ka dyshime të forta se droga erdhi pikërisht nga brigjet shqiptare.
