Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

33-vjeçarja nga Divjaka vritet brutalisht në një hotel në Bruksel, 20 vite më parë i kishin vrarë prindërit

14:57 / March 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33-vjeçare nga Divjaka është gjetur e vdekur në një hotel në Bruksel.

Xhuljeta Lala, ndërroi jetën ditën e djeshme rreth orës 12:00, teksa ishte duke punuar si çdo ditë në një hotel në Bruksel ku merrej me pastrimin e tij.

Sipas familjarëve të Lalës, një person i ka shkuar nga pas dhe e ka goditur me një bombul që shërbente për fikjen e zjarrit.

Goditja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka arrestuar autorin, një 36-vjeçar francez i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Daja e 33-vjeçares, Trifon Caponi ka treguar se si e mësuan lajmin e trishtë: “E pamë direkt nga Facebook lajmin, e morën vesh dynjaja pastaj ne se unë s’para shoh mirë. Ishte njeri punëtor, i thjeshtë. Iku si njeri i zakonshëm për punë, me të drejtat e veta dhe të shtetit. Nga ora 11:30 duke pastruar në hotel, del një person në enigmë që e godet nga pas me këto bombolat e zjarrit.

Kolegia e saj, e cila ka qenë me fytyrë e ka parë dhe është larguar direkt. Kjo ka qenë me kurriz, ndaj e ka goditur direkt. Morëm vesh se e kanë marrë dhe e kanë çuar në spital, sot nuk e di çfarë kanë bërë tek morgu e të gjithë të tjerat.”

Xhuljeta Lala jetonte me vëllain dhe 3 motrat në Begjikë prej rreth 10 vitesh. Ata ishin larguar pas vrasjes së dy prindërve nga një person rreth 20 vite më parë.

“Para 19 vjetësh, një djalë Divjake i ka vrarë në një natë të dy prindërit dhe një nga motrat u plagos. Kjo që po flasim tani, me gjithë vëllain kanë hyrë poshtë krevatit dhe kanë shpëtuar nga plumbat atje. Fatkeqësia e gjurmoi atje. Direkt u larguan për Greqi, pastaj për në Belgjikë për një jetë më të mirë, larg këtyre gjërave që nuk mund t’i shikojmë dot me sy.

Atëherë kur ndodhi ngjarja, i kam kërkuar kryeministrit që ka qenë në detyrë atëherë, Pandeli Majko. I kam thënë që nuk dua vetëgjyqësi, por shteti ta kapë personin e ta varë para syve të të gjithë popullit. Pandeli Majko më është përgjigjur që ky ligj është hequr”,- tha daja i tyre në një intervistë për Top Channel.

Si ndodhi ngjarja?

Autori, i cili ishte arratisur nga një spital psikiatrik, eci lakuriq në korridor, rrëmbeu një fikës zjarri, hyri në dhomën e hapur ku ishte Xhuljeta dhe e goditi brutalisht, e cila vdiq menjëherë. Një anëtar i stafit të hotelit zbuloi skenën. Burri ishte akoma i zhveshur pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve, sikur të ishte gati të arrestohej. “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull”,- tha ai. Policia u thirr menjëherë dhe oficerët ishin në gjendje të vinin në pranga autorin pa vështirësi.

Autori u ka thënë policëve se e vrau atë sepse djalli ia kishte kërkuar. “Më ndaloni, unë e vrava atë sepse djalli më kërkoi”,- ka thënë ai.

  • 1 25
  • 8e6bef1f a5e4 4f67 8934 2cfe23d316f8

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026

Erion Veliaj kërkesë Blendi Klosit dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së!

15:43 / November 10, 2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.